Momenti i rëndë kur një djalë palestinez vrapon pas trupit të pajetë të babait që u v*ra në Gaza (VIDEO)


Ka filluar varrosja e vi*ktimave të sulmeve izraelite në Gaza. Në rrjetet sociale është publikuar një video prekëse e një fëmijë, i cili e përcjell drejt va*rrit babanë e vr*arë.

Djaloshi që s’mund t’i ndalë lotët shihet duke vrapuar mes turmës së njerëzve derisa arrin te personat që po e bartnin trupin e babait të tij të pajetë.
Ndonëse disa persona mundohen që ta ndalin, ai vendoset në krye të turmës dhe ecën para dy personave që po e dërgonin kufomën në varreza.

Në fund të videos së publikuar në Twitter, fëmija i mërzitur shihet duke bërë me dorë në shenjë të përshëndetjes në drejtim të babait të vr*arë.
Ndryshe, lu*ftimet mes Izraelit dhe Hamasit e grupeve tjera islamike vazhduan edhe të mërkurën. Përl*eshjet po zhvillohen kryesisht përmes su*lmeve ajrore dhe përmes raketave tokë-ajër. Deri më tani janë konfirmuar 35 vi*ktima në anën e palestinezëve dhe 5 në anën izraelite.

Baby Boo