Moment historik/ Maqedonia e Veriut merr vendimin e rëndësishëm për shqiptarët


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kaluar ne mbledhjen e fundit Projekt–ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve, saktësisht gjuhës shqipe.

Me këtë ligj rregullohet mënyra e inspektimit, përzgjedhja e Inspektorëve, por parashikohet edhe ulja e gjobave në rastet kur nuk zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Sipas nenit 22 parashikohen gjobat 300 deri ne 500 euro për të gjitha institucionet që nuk u mundësojnë qasje inspektorëve në materialet që duhet të inspektojnë, ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve. Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të shqiptohen gjobat e parashikuara në Ligjin e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro për personat juridikë dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit

Inspektoratin do ta udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

Baby Boo