Molliqaj për Kurtin: “Para tij fshihet shtëpia e madhe, xhipat, truprojat e privilegjet që i takojnë veç atij”


Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimeve të kompensimeve që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë.
Molliqaj ka rishpërndarë një postim të kryeministrit Kurti, i bërë në vitin 2018, ku ky i fundit thoshte se “nafta kurrë s’ka qenë më shtrenjtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë”, ku i pari i PSD-së tha se vetë Kurti s’ka hequr dorë prej privilegjeve të tij si kryeministër i vendit.

“Letra e Kusarit ndaj deputetëve është me motive populliste. Thirrja për disiplinë dhe shtrëngim radhësh erdhi vetëm pasi plasi skandali”.
“Prapa tij fshihet një e vërtetë më e madhe: shtëpia e madhe, xhipat, truprojat e privilegjet tjera i takojnë vetëm Kurtit. Ai nuk ka hequr dorë prej tyre, ndërsa ndaj deputetëve të tij përdor një standard tjetër, për ta fshehur standardin jetësor të kryetarit”, ka shkruar Molliqaj.

I pari i PSD-së tha se versioni zyrtar rreth çështjes së kompensimeve luan edhe funksionin e distancimit dhe disiplinimit.
“Në rast se deputeti gabon, kjo të mos i faturohet partisë, ndërsa nëse nuk bindet, i humb privilegjin e të qenit me pushtet”, ka thënë Molliqaj.

Baby Boo