Molliqaj e paralajmëron Kurtin: Do të përballesh me aksione edhe më të ashpra se të Vetëvendosjes dikur


Udhëheqësi i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësinë e qeverisjes së VV-së, pas zgjedhjeve të ardhshme.
Ai ka thënë se demokracia me ardhjen e Kurtit në pushtet, është e rrezikuar, duke pasur parasysh sloganin e tyre.

Sipas Molliqajt, ideja e tyre është që të shndërrohet parti në shtet.
“Është e nevojshme që të jemi vigjilent, të reagojmë dhe të shpjegojmë sa më shumë që është e mundshme. Aktualisht jemi të vetmit ata të cilët kanë shpjegimin e duhur edhe politik edhe teorik për qeverisjen që po vjen. Problem të brendshëm afatshkurtër e shohim çështjen e demokracisë, pasi siç e keni parë edhe slogani i tyre është kërkesë që t’i kenë të gjitha. Praktikisht tendenca është që të shndërrohet në parti shtet. Nuk është fjala me e marrë qeverisjen, ideja është me e marrë shtetin në kuptimin e asaj që prej presidencës, te kryeministri, kryetari i Kuvendit, të shumica në Kuvend e deri te secili agjencion, deri të secila ndërmarrje publike do të jetë në duar të një partie që praktikisht është në duart e një individi. Kjo ka rrezikun demokracisë shumë të madh, shumë të lartë”, ka thënë Molliqaj në lajmi.net.

I pari i PSD-së ka paralajmëruar se për të ndalur një keqqeverisje të mundshme të Kurtit, ky i fundit do të mund të përballet me aksione edhe me të ashpra se të Vetëvendosjes dikur.
“Nëse e kemi “zajednicën” do të ketë ndoshta edhe më shumë se përpara, sepse tashmë është e qartë se mund të ketë edhe zgjidhje tjera, tashmë është e qartë që ai subjekt e ka kundërshtu dyfish “zajdenicën”. Pra, është dyfish më shumë se dikush tjetër ka qenë gati për “zajednicën”, ta zëmë LDK. Sigurisht që reagimi duhet të jetë hale më i madh edhe për shkak të fuqisë tyre që mund ta kenë elektorale për t’i parandalura këto procese. Jo për inat të tyre e as për fiksime tona, por për shkak se ne besojmë fuqishëm se ai proces Kosovën e lënë në ‘status quot’, sepse procesi i negocimit me Serbinë, ku rezultat mund të ketë “zajednicë” ose asociacion, si doni ta quajmë, nuk e zgjidhe problemin përfundimtarë me Serbinë”, ka thënë ai.

Baby Boo