Mohgerini dhe Hahn: Srebrenica, faqja më e errët e historisë


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mohgerini dhe komisari i Lartë për Zgjerim Johanes Hahn kanë deklaruar se ”gjenocidi në Srebrenicë është plagë e hapur në zemër të Evropës”.

Sipas një deklarate të përbashkët, para 23 viteve “është shkruar njëra nga faqet më të errëta të historisë sonë”.

“Në ditën e shënimit të 23 vjetorit të masakrës mendimet tona janë me familjet që kanë vuajtur dhe kanë humbur familajrët. Detyra e Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare është që të kujtojë se tragjedi të tilla, turp për njerëzimin më nuk duhet të ndodhin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mohgerinit dhe Hahnit.

Në qendrën memoriale në Potoçari sot mbahet një mbledhje komemorative me rastin e 23 vjetorit të tragjedisë në Srebrenicë.

Baby Boo