Mohamed Salah rezulton pozitiv me Covid-19!

Federata e Futbollit të Egjiptit kumtoi sot se futbollisti i Liverpulit Mohamed Salah është infektuar me koronavirusin e ri.

Baby Boo

Sipas kumtesës, futbollisti 28-vjeçar doli pozitiv, por nuk ka ndonjë simptomë. Lojtarët e tjerë nga ekipi kombëtar janë negativë ndaj Kovid-19.

Egjipti do të luajë dy ndeshje kundër Togos, të shtunën dhe të martën në kualifikimet e Kupës afrikane të Kombeve.

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop ka shumë probleme me skuadrën për shkak të lëndimeve të lojtarëve dhe koronavirusit.