Mogherini: Dialogu Thaçi-Vuçiq, i vështirë por inkurajues

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se rrethi i fundit i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i vështirë, por inkurajues”.

Baby Boo

“Dje kemi pasur një takim shumë të mirë midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u zhvillua në mënyrë inkurajuese, shumë të vështirë, por inkurajuese”, u tha Mogherini gazetarëve teksa hynte në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, transmeton REL.

Ajo tha se “Ballkanit Perëndimor i duhet tani që Bashkimi Evropian të jetë i qëndrueshëm dhe të përmbushë atë që ka premtuar”.

Mogherini tha se në Ballkanin Perëndimor është bërë “përparim i dukshëm” dhe vuri theksin mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Mogherini tha se pret që ministrat e Jashtëm të BE-së, në takimin e nesërm, të pranojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Restorant Lumare