Mogerini çaj dhe porosi nga Çarshia e Shkupit


Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini bashkë me kryeministrin Zoran Zaev kanë udhëtuar drejt Shkupit, duke kaluar pasditen në Çarshinë e Vjetër.
Shëtitje, shoping simbolik dhe shijimi i çajit tradicional ka qenë agjenda e Mogerinit. Por përpos kësaj, përfaqëuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë ka përcjellë mesazhe lidhur me referendumin për emrin që do të zhvillohet më 30 shtator, informon INA.
“Më 30 shtator kur do të dilni në votime, ju keni celësin e së ardhmes suaj. Mos heshtni dhe mos e lëshoni këtë mundësi, për shkak se bëhet fjalë për të ardhmen e juaj”, theksoi Mogerini.
Mogerini i ka inkurajuar përfaqësuesit shtetëror dhe politik të vendit që të vazhdojnë rrugën e nisur të integrimeve.
E pyetur lidhur me qëndrimin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Mogerini theksoi nuk dëshiron që të përzihet në politikën e brendshme, por ajo bëri thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë këtë sic tha moment historik.
Ndërsa, kryeministri Zaev ka deklaruar se vizita e fundit e zonjës Mogerini është shenjë se ideja evropiane është një frymëzim i fuqishëm për të zgjidhur çështjet e hapura në rajon.

Baby Boo