Mobilizohet policia serbe për të ndërhyrë në Kosovë


Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se e ka urdhëruar drejtorin e policisë serbe që të gjitha njësitet speciale të policisë të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, pas raportimeve të mediave serbe se forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë në veri.

Më herët, RTS, bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, raportoi se forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok

“Pas sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve të cilët nuk kanë kryer asnjë vepër penale, kam urdhëruar drejtorin e policisë që të gjitha njësitet speciale të policisë të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme./Pacensure

Baby Boo