Mjet shp*ërthyes në Merdare, pika kufitare u mbyll për afër një orë


Për shkak të një mjeti shpërthyes në pikën kufitare në Merdare, rruga ka qenë e bllokuar për afër një orë.
Burime të mediave bëjnë të ditur se shpërthimi i këtij mjeti të dyshimtë është bërë në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i.

“Nga ora 15:30 deri në ora 16:20 pika ka qenë e bllokuar. KFOR-i në mënyrë të kontrolluar ka bërë shpërthimin e këtij mjeti”, thonë mediat në Kosovë.
Tutje, mësohet se tanimë kjo pikë ka filluar të funksionojë normalisht.

Baby Boo