Mjeku tetovar në Zvicër i drejtohet shqiptarëve për vaksinim urgjent


Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër, i është drejtuar komunitetit shqiptar në Zvicër dhe të gjithëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19.
Në një video të publikuar në Facebook, Xhemali ka thënë se vaksinimi shpëton nga vdekja.
“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim.

Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarët më të shkathët. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja“, thotë ai.

Baby Boo