Mjeku shqiptar në gjendje të rëndë nga Covid-19, dërgohet në Itali


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi i cili është transportuar në një spital në Itali për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi u prek nga koronavirusi po vazhdon luftën me sëmundjen.

Manastirliu shprehet se qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit. “Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini” shkruan ministrja.

Baby Boo