Mjeku shqiptar: Më vjen turp, shqiptarët janë motori i valës së katërt të coronavirusit në Zvicër


Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi ka bërë të ditur se në spitale të ndryshmë në këtë shtet deri në 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 janë shqiptarë.
Cuculi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se shqiptarët janë motori i valës së katërt të COVID’it në Zvicër.

Cuculi ka shkruar se duhet të shikojmë përpara dhe të përgatitemi për vjeshtën, derisa u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, sepse sipas tij, vaksinimi masiv është zgjidhja e vetme për Zvicrën e Ballkanin.
Thirrjet e Cuculit për vaksinim kanë qenë sot edhe pjesë e gazetës prestigjioze zvicerane Blick.
Cuculi përmes kësaj gazete iu është drejtuar edhe bashkatdhetarëve shqiptarë duke kërkuar që të vaksinohen.

Baby Boo