Mjeku shqiptar me mesazh të fortë: ‘Me ketë sjellje nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule’


Është përshkallëzuar situata me koronavirusin në Shqipëri dhe rajonin tonë. Gjatë 12 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

Ai ka thënë se me këtë mënyrë sjellje që po tregojnë shqiptarët, nuk do të jetë larg kur Italia do t’ju duket lulë.
Mesazhi nga mjeku Tritan Kalo:

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, – shkruan mjek”

Baby Boo