Mjeku nga Tetova i shkruan Vuçiqit: Më lejoni t’i ndihmoj popullit serb gjatë pandemisë


Mjeku nga Tearca e Tetovës, Abdulxhelal Esati (67 vjeç), ka vetëm edhe një dëshirë jetësore, t’i ndihmojë serbët për kalimin e situatës me virusin.
Ai madje i është drejtuar me një letër lutjeje Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar që t’i mundësohet diçka e tillë.

“Doktor Xheki”, ashtu si i referohen mediat serbe, ka treguar për Kurir.rs. se ai i detyrohet Serbisë shumë për zhvillimin e karrierës së tij, socializimin dhe se i ka dalur në ndihmë për gjithçka në jetë.
“Doktor Xheki” është shprehur i gatshëm të shërbejë edhe në ndonjë vend malor, me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar serbët.

Kuriri serb në një shkrim për këtë rast ka publikuar edhe një fletë-anëtarësim të Abdulxhelal Esatit në Bashkësinë (Shoqatën) serbe të Maqedonisë.
I lartëpërmenduri sipas fotografive të publikuara shihet që ka qenë shumë i afërt me strukturat policore dhe ushtarake të Serbisë.
Esati ka shërbyer si anesteziolog në Spitalin e Tetovës për shumë kohë, deri në pensionimin e tij.

Baby Boo