Mjeku nga Podujeva mund të dënohet deri në 3 vjet bur*gim


Mjekut të Qendrës Familjare të Podujevës, Ibrahim Hotit i doli një video teksa shihet duke e refuzuar trajtimin e një pacienti të moshuar, me arsyetimin se i kishte kaluar orari i punës. Pasi ky lajm mori hovin nëpër media, menjëherë erdhi vendimi për suspendimin e tij nga puna, dhe jo vetëm.

Është Prokuroria Themelore e Prishtinës që ka marrë vendim edhe për ndalimin për 48 orë të tij, pasi veprimi i tij po cilësohet si vepër penale ‘’Mosdhënie e ndihmës mjekësore”.
E këtij vendimi, iu çuditën plot njerëz, megjithatë ka bazë sipas Nenit 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili thotë si një vijim:

Pra, mjeku Hoti mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.
E reagime të shumta pati edhe nga figura publike, që shumica e mbronin mjekun në fjalë. Është QMF në Podujevë që kundërshtuan masat ndaj kolegut të tyre përmes marshit dhe pro*testës.

E në anën tjetër, edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e arsyetoi sjelljen e mjekut, duke thënë se mund ta ketë pasë prej ngarkesës së tepërt.
Doktorit Hoti gjatë ditës u raportua se iu kishte përkeqësuar gjendja në paraburgim dhe se ishte dërguar për trajtim mjekësor, nën përcjelljen e Policisë.

Baby Boo