Mjeku kosovar kërkon heqjen e një fjalie të IKSHPK-së nga raporti ditor i rasteve me COVID-19


Kardiologu dhe mjeku internist në Berlin, Fahri Beqa ka reaguar ndaj mënyrës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në informimin e numrit të të vde*kurve nga COVID-19
Beqa, përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se një fjali në raportin e IKSHPK-së të cilën e lexon çdo herë në njoftim nuk duhet të futet në tekst.
“IKSHP definitivisht duhet t’a largojë nga lajmërimi i përditshëm i rasteve të reja pozitive me Sars-Cov2 dhe të vdekurve nga COVID-19 pjesën e fjalisë ku thuhet “të vde*kurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, shkruan Beqa në “Facebook”.

Ai theksoi se personalisht ka njohur 3 persona që kanë vde*kur nga COVID-19 dhe nuk e kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Sipas tij, kjo edhe tingëllon si një arsyetim i numrit të madh të vdekjeve.
Përveç tjerash kjo tingëllon edhe si relativizim apo arsyetim i vdekjeve. Nga COVID-19 mund të preken dhe mund të vdesin të gjitha moshat dhe të gjithë pacientët me apo sëmundje shoqëruese. Poashtu edhe mund të shërohen të gjitha moshat dhe pacientët, me apo pa sëmundje shoqëruese. Prandaj nuk është etike e as humane që pacientët me sëmundje shoqëruese të futen automatikisht në kategorinë që ata janë të vetmit që po vdesin nga COVID-19”, deklaroi Beqa.

Këtë qëndrim, ai arsyeton edhe bazuar në statistikat dhe analizat e databazës së të vdekurve në Itali, ku 28,2% e të vdekurve nuk kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese para pandemisë.
“Prandaj kjo pjesë e fjalisë duhet të hiqet, përndryshe shpërndarja e pasaktë e informacioneve për të vdekurit nga një institucion shëndetësor është ofendim i rëndë dhe mund të ketë edhe konsekuenca juridike që mund të inicohen nga familjarët e të vdekurve”, theksoi ai.
Beqa, që nga shfaqja e rastit të parë me COVID-19 në Kosovë, ka qenë aktiv dhe kritik në rrjete sociale për menaxhimin e situatës me pandemi.

Baby Boo