Mjeku ju bën thirrje politikanëve: Mos harxhoni para për fushata, jepini për teste te Covidit në shkolla


Një mjek u ka bërë thirrje politikanëve që të mos harxhojnë para për fushatë por t’i japin si ndihmë humanitare për të ndihmuar për përballimin e pandemisë.
Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë në Facebook u bëri thirrje kandidatëve për kryetarë komune që paratë e fushatës t’i dërgojnë për teste të shpejta për koronavirus në shkolla.

“Paratë për billbordë, reklama në televizione, stilolapsa, shkrepëse, dërgoni për teste të shpejta”, shkruan Beqarovski. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të fillojë më 27 shtator.
Ndërkohë, vendi ka shënuar rritje të numrit të rasteve të reja dhe hospitalizimeve, ndërsa nga nesër pritet edhe prezenca fizike në shkolla.

Baby Boo