Mjeku italian: Kam gjetur kurën ndaj koronavirusit


Një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit edhe të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret kryesisht për kurimin e artritit tek pacientët.

Mjeku është shprehur se ka trajtuar me këtë medikament dy persona të prekur me koronavirus dhe trupi i tyre ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme gjatë 24 orëve të fundit.
Mjeku nuk thotë se çfarë efekti ka ky medikament tek trupi i pacientëve, megjithatë ai këmbëngul se tek ata ku e ka përdorur ka vërejtur përmirësime të dukeshme brenda 24 orëve.

Baby Boo