Mjeku Ilir Hasani tregon për gjendjen e pacientes që ra nga kati i 5-të!


18 vjeçarja Melisa Bytyçi e rënë nga kati i pestë i ndërtesës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën përkujdesjen e mjekut Ilir Hasani në repartin e Ortopedisë të Spitalit Klinik në Shkup.

Melisa Bytyci më datë 24 janar 2022 ra nga kati i pestë i ndërtesës nga ku mori lëndime të rënda trupore që i vunë në rrezik serioz jetën, ajo fillimisht u trajtua në Spitalin shtëtëror në Prishtinë për rreth tre javë nën kujdes intenziv dhe në repartin e Ortopedisë por shkak i fraktuarave të rënda dhe pamundësisë për t’u operuar dhe trajtuar në Kosovë, QKUK e ka rekomanduar për trajtim urgjent jashtë vendit.

Aktualisht Melisa trajtohet në Spitalin Klinik në Shkup në repartin e Ortopedisë. Mjeku Ilir Hasani për Pa Censurë dha detaje për gjendjen shëndetësore të vajzës, “Pacientja në fjalë është në gjendje të rëndë por stabile, ekipi im po bën më të mirën për t’a mbajtur stabile gjendjen e pacientes, që nga data 14 shkurt, kur ka ardhur nga QKUK pasi i kishin rekomanduar trajtim jashtë vendit, është nën kujdesin tonë dhe po bëjmë më të mirën”, tha Dr. Ilir Hasani.

Familjarët e Melisës mes lotësh kërkojnë ndihmë, pasi trajtimi i saj deri tani ka kap shifrën e 25500 euro, Melisa ka nevojë edhe për disa ndërhyrje shtesë për përfundimin e të cilave do të duhet paraprakisht të mbyllet fatura e shënuar më lart, ky rast kërkon urgjencën e reagimit. Prindërit e Melisës, Ganimete Bytyçi dhe Safedin Bytyçi mund t’i kontaktoni në këtë numër 0049800977 ose Swift: RBKOXKPR, Safet Bytyçi.

Baby Boo