Mjeku i njohur: Gjatë dimrit do të vijë verѕioni “Lambda”, mutacion i trefishtë i viruѕit


Ky lloji i Deltës, i përzgjedhë njerëzit e rinjë, të pavaksinuarit, respektivisht qytetarët të moshës 18 deri 30 vjeç, sepse kjo grupë e qytetarëve nuk është e interesuar për vaksinim, thotë kështu mjeku pulmolog, Marjan Ballovski nga spitali “8 Shtatori” në një intervistë.

Sipas tij, kjo valë ka dallim në simptoma nga llojet e mëparshme.
“Në fillim mund të keni kokëdhimbje, teshtimë, rrjedhje të hundëve dhe të mendoni se keni qëndruar nën klimë apo keni ngasur veturë me dritare të hapur, apo të mendoni se keni marë alergji për herë të parë. Më shpesh të rinjtë mendojnë se nuk është asgjë serioze, ndërsa e përhapin virusin, e kështu dua të dërgoj apel deri tek të gjithë që konsiderojnë se kanë simptomë të alergjisë apo ftohjes, të izolohen përshkak mundësisë të shpërndajnë Co vid 19”, thotë Ballovski.

Ai thotë se është herët të parashihet se kur do të jetë piku i valës së katërt, por shtoi se duhet të përgatitemi dhe për llojin e ri “Lambda” i cili të arrijë gjatë dimrit.
“Bëhet fjalë për mutacion të trefishtë. Ekziston, kudo që të jetë do të vijë dhe tek ne. Çdokush të jep kontribut dhe thjeshtë të respektojë rregullat që të parandalojmë humbjen e jetëve”, thotë mjeku.

Ai shtoi se me Co vid 19 nuk ka rregulla dhe se mushkëritë e bardha janë në shenjë të virusit, kështu që shkatërrohen qelizat të cilat bëjnë shkëmbimin e oksigjenit.

Baby Boo