Mjeku bën tatuazh në dorë fotografinë e Arbnora Memetit!


Fotografja e njohur Arbnora Memeti ka treguar një rast interesant pasi që kishte hyrë për herë të parë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Ajo kishte bërë një fotografi, ku një mjek mban për dore një pacient i cili po lu*ftonte me jetën, në mënyrë që ti jepte sadopak shpresë pacientit.
Ajo tregon se pacienti humbi jetën pas disa ditësh por jo edhe fotografia që ajo e bëri. Mjeku i cili kishte shtrënguar dorën e pacientit, kishte vendosur që atë moment ta ruaj përgjithmonë në jetën e tij duke e bërë tatuazh në dorën e tij.
Ky është shkrimi i plotë i Arbnora Memetit:

Kjo fotografi është një nga të parat që zgjodha të publikoj pasi hyra për herë të parë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Dhe po, nuk ishte rastësi.
Zëri i mushkërive të pacientit dëgjohej gjithandej në korridorin e klinikës. Duke iu afruar derës, pashë një grup të personelit mjekësor që po përpiqej t’ia lehtësonte frymëmarrjen me disa boca për frymëmarrje. Përderisa ai lu*ftonte për pakëz frymë, pashë këtë dorë që po e shtrëngonte duke u përpjekur për ti dhënë shpresë.
Pacienti në këtë fotografi e humbi lu*ftën pas tre ditësh, por jo dhe kjo fotografi. Ky moment do të jetojë gjithmonë me mua, por edhe me mjekun (Velimir Trickovski) i cili vendosi të bënte tatuazh këtë moment emotiv në dorën e tij, në shenjë përkujtimi të të gjitha duarve që ai mbajti.

Baby Boo