Mjekja shqiptare sqaron situatën e krijuar në Gjermani pas rritjes së shifrave të të infektuarve me COVID 19


Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar. “Në javën e kaluar, rastet e konfirmuara nga laboratori COVID-19 në Gjermani janë rritur ndjeshëm. Përhapjet e reja të lidhura me COVID-19 po ndodhin gjatë festimeve familjare dhe veçanërisht nga udhëtimet e pasagjerëve ne vendet turistike” është shprehur ajo. Po ashtu ajo thekson se tashmë situata është e rëndë dhe se rastet e reja janë në numër të madh.

“Sundon një situatë shumë e rëndë për gjithë Gjermanin. Numri i rasteve të reja në Gjermani është përshpejtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Intersante është që të rinjtë tani, në krahasim me fillimin e pandemisë, janë më të infektuar sesa në grupmoshat më të vjetra. Kur nuk mbahet maska dhe nuk ruahet distanca fizike, shkaktojmë një përhapje shumë shpejt të virusit me anë të arosolave ose pikave të pështymës . Prandaj vazhdojmë të predikojmë cdo ditë pacientë: Mbani maska dhe respektoni një distancë prej më shumë se 1.5 m”, thotë Aurora Dollenberg.

Sipas saj, mbingarkesa e sistemit shëndetësor është ende e ulët në pjesë të mëdha të Gjermanisë, por mund të rritet shumë shpejt në nivel lokal dhe pastaj të vërë një barrë të rëndë në sistemin e shëndetit publik në veçanti, por edhe në lehtësirat për kujdesin mjekësor ambulant dhe spitalor.

Baby Boo