Mjekja e Infektivit: Ja si merret vendimi për futjen e pacientit me Covid në intubim


Entela Kolovani është mjeke në spitalin e Infektivit dhe ka treguar mënyrën se si trajtohen pacientët me Covid-19. Ajo ka zbuluar edhe se si merret vendimi për futjen e një pacienti të infektuar me koronavirus në intubim. Sipas saj, janë mjekët specialistë që marrin një vendim të tillë, por duke informuar gjithashtu edhe familjarët e tyre. Gjatë një interviste për “News24”, Kolovani shprehet se intubimi është një procedurë në ndihmë të pacientit.

“Duke ditur që sëmundja është me të papritura, ku pacienti mund të rëndohet nga momenti në moment vendimi merret në bashkëpunim me ekipin e reanimatorëve. Janë disa parametra klinike dhe laboratorik që plotësojnë kriteret për ta futur pacientin në intubim. Është një procedurë që bëhet në kohën e duhur dhe nëse vonohet ka pasoja të rënda për pacientët.

Intubimi është një moment kur pacienti nuk po merr përmirësime. Ne informojmë familjarin duke i thënë që kushtet shëndetësore nuk janë mirë dhe mund të përfundojë në intubim”, u shpreh mjekja. Referuar rasteve të fundit, ku pacientët janë vetëflijuar, mjekja thotë se në ndihmë të tyre ka edhe psikiatër.

“Ka mjaft faktorë që mund të shoqërohen me një ndryshim psikologjik të këtyre pacientëve. Në radhë të parë është vetë sëmundja. Kemi pacientë që vijnë në gjendje të rënduara dhe duke qebe se janë në vlera të ulëta të oksigjenit, gjaku i paoksigjenuar bën që organet e trupit të vuajnë.

Të njëjtën gjë bën edhe truri, që nëse nuk merr oksigjen mjaftueshëm vuan. Në këtë mënyrë pacienti mund të shfaqë ndryshim të sjelljes që lidhet me patologjinë. Kemi edhe mjekë psikiatër që na asistojnë”, tha doktoresha.

Baby Boo