Mjekët që të morrën jetën sot protestojnë për rritje pagash!


Tre vite që kur Sabrie Fazliut humbi jetën pasiqë mjekët në Klinikën Gjinelogjike në Kosovë i ngatërruan grupin e sajë të gjakut. Gjendja shëndetsore e Fazliut i’u përkeqësua pasiqë mjekët i dhan gjak të një grupi tjetër, shkruan Pa Censurë.

Ndërsa sot në tre vjetorin e humbjes, atë e ka përkujtuar mbesa e saj Zana Avdiu. Ajo është shprehur se prej atëherë deri më sot drejtësia për Sabrien ka heshtur. Më pas thekson se ato që i morrën jetën e saj sot i sheh nëpër greva dhe duke kërkuar rritje të pagave.

Shkrimi i saj i plotë:

“Sot u bene 3 vjet qe u nda nga jeta tezja Sabrie

Tezja Sabrie, 3 vjetori i humbjes tende, a e din si i gjene ata qe te morren jeten? I gjene ne greva, duke kerkuar rritje pagash, ani pse shumica e pacienteve trajtohen si ti, por fatmiresisht jo te gjithve u kushton me jete.

Sot, ne 3 vjetorin tend te vdekjes, te gjithe po heshtin, ata qe te vrane dhe ata qe jane deshmitare. Nuk po heshtin vetem mjeket, po heshte edhe drejtesia. Po heshtin prokurore e gjykates. Po heshtin medje edhe mediat, sot po heshtin te gjithe!

Tezja Sabrie, nuk eshte vetem rasti yt, por edhe i shume te tjerave, qe vdiqen nga moskujdesi e trajtimi i keq, brenda hapesirave te gjineokologjiise. Por, edhe per ato po heshtin! Po heshtin sepse, pushteti i mjekeve eshte shume i madh.

Tezja Sabrie, perkunder te gjithave, ne nuk do te ndalemi se kerkuari drejtesi per ty, sepse ajo drejtesi gjithsesi do te vije nje dite!

(Per te gjithe ata qe nuk e dine per rastin: tezja Sabrie ka vdeke si pasoje e dhenies qe gjakut gabim, nderrimin e grupit te gjakut. Por, kjo kish munde te mos jete fatale per tezen, po nese mjeket do te nderhynin me kohe. Tezes nuk i eshte dhene ndihma per disa ore, deri ne renien e saj ne kome, kur pastaj ishte teper vone. Intervenimi nga mjeku nuk ka ardhe, edhe perkunder thirrjeve te vazhdueshme nga familjaret).
Prehu ne paqe, engjell i bukur! ?” ka shkruar Zana në profilin e saj në Facebook.

Baby Boo