Grevë edhe në Tetovë. Mjekët dhe personeli mjekësor në Spitalin klinik dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë paralajmërojnë se do të jenë në grevë çdo ditë nga ora 10 deri në 10:30, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Derisa sa zgjatë greva disa kolegë të tyre do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në punën e Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit. Në grevë janë hedhur edhe sindikalistes e administratës komunale dhe organeve gjyqësore.
“Organizata sindikale e ISHP Spitalit klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit Tetovë i janë bashkuar grevës së organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. Kjo është diçka që Qeveria na e ka premtuar, por ende nuk e ka realizuar, si dhe të drejtën që e kemi humbur prej kohësh – K-15. Çdo ditë do të mblidhemi deri në realizimin e kërkesave tona”- deklaroi Sllobodanka Gërnçaroska, Kryetare E Organizatës Sindikale .
“Ne në Komunën e Tetovës kemi organizatë sindikale së cilës i përkasim. Është Sindikata e Administratës dhe Organeve Gjyqësore. Ne jemi pjesë e Lidhjes së Sindikatave dhe këtë grevë e përkrahim maksimalisht si shprehje e revoltës prej në mëngjes jemi në vendet e punës por nuk punojmë prej ora 10 deri në orën 11 të gjithë të punësuarit kemi dalë jashtë që ta shprehim pakënaqësinë. Kërkesa është e njohur, d.m.th 2806 denarë rritje të rrogave”- Festim Zeqiri, Kryetar I Sindikatës Komunës Së Tetovës.