Mjekët e shpallën të vdekur, e moshuara kthehet në jetë pasi kaloi natën në morg


Një e moshuar ruse shokoi stafin e një spitali kur u kthye në jetë pasi kaloi natën në morg.

81-vjeçarja Zinaida Kononova u deklarua e vdekur pas një operacioni në zorrë më 14 gusht. Ajo u dërgua në morg në orën 1 të natës, por në orën 8 të mëngjesit u gjet e shtrirë në tokë.

Kononova ishte rrëzuar në përpjekje për t’u larguar nga morgu, ndërkohë që infermierja nisi të ulërinte nga tmerri.

Mjeku i turnit mendoi fillimisht se infermierja po kalonte një atak paniku, por e kuptoi situatën kur pa që 81-vjeçarja po lëvizte.

Mjekët i thanë mbesës së Kononovës se gjyshja e saj ishte klinikisht e vdekur për 15 minuta dhe se “është kthyer nga bota tjetër”.

Nga hetimi u zbulua se doktori dhe anestezisti e kishin dërguar në morg të moshuarën 1 orë e 20 minuta pasi e deklaruan të vdekur, duke mos respektuar rregullin e dy orëve.

Baby Boo