Mjekët e rinj të gatshëm të punojnë me pacientë me COVID-19


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me zëvendësministrin dr. Armend Arsllani sot realizuan takim me mjekët e mjekësisë, të cilët këtë muaj e dhanë provimin profesional dhe morën licencë për punë nga Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë, Prej atje informojnë se bëhet fjalë për gjithsej 66 mjekë të rinj të licencuar të mjekësisë, nga të cilët më shumë se gjysma kanë shfaqur shpresë të punojnë me pacientë me COVID-19.

“Në takim me mjekët e rinj e përshëndetën ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore nga muaji janar, të vitit të kaluar, me të cilin u mundësua që çdo mjek i diplomuar i cili ka marrë licencë menjëherë të fillojë me praktikë gjashtëmujore për të cilën për herë të parë marrin kompensim prej 30.000 denarëve në muaj”, thonë nga Ministria.
Njëkohësisht prej atje shtojnë se puna në kohëzgjatje prej gjashtë muajve zbatohet në institucionet publike shëndetësore -shtëpi shëndetësore dhe spitale të përgjithshme me veprimtari të zgjeruar që kryejnë veprimtari dhe në mbrojtje parimore shëndetësore, në veprimet e ndihmës së parë mjekësore dhe mjekim shtëpiak, mbrojtje parandaluese shëndetësore për nxënësit e moshës parashkollore dhe shkollore dhe patronazh polivalent.

Ministria e Shëndetësisë mendon se këto masa janë nxitje për mjekët e rinj për ta vazhduar veprimtarinë në shtet, duke e pasur parasysh se ata janë ardhmëria e shëndetësisë tonë. Ministria e Shëndetësisë vazhdon me avancimin e statusit të mjekëve të rinj, si dhe kushtet për punë dhe trajtim të pacientëve.

Baby Boo