Mjekët britanikë paralajmërojnë për valën e dytë të virusit


Disa mjekë britanikë kanë frikë se mosrepektimi i masave kufizuese paraqet rrezik për krijimin e një vale të dytë të infeksioneve me Covid-19.

Ata gjithashtu besojnë se vendimi i kryeministrit Boris Johnson që ta përdorë parullën “Qëndro vigjilent” në vend të parullës “Qëndro në shtëpi” do ta hutojë publikun dhe do ta bëjë edhe më të vështirë zbatimin e kufizimeve të lëvizjes, të cilat e kanë për qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve.

Mjekët që punojnë në repartet e kujdesit intenziv po paralajmërojnë se sjelljet e papërgjegjshme, siç është injorimi i distancës sociale prej dy metrave, mund të shkaktojë rritje të numrit të pacientëve në spitale dhe përhapje të sëmundjes.

Dr. Mark Forrest, mjek në sektorin e kujdesit intenziv në veriperëndim të Anglisë, tha se është seriozisht i shqetësuar se injorimi i masave të izolimit do ta rrisë trysninë ndaj reparteve si ai ku punon vetë.

Shqetësimet e mjekëve erdhën pasi në medie panë njerëz në grupe të mëdham të cilët po dalin në parqe dhe në plazhe, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët e policisë lokale të Londrës i kanë kritikuar masat e qeverisë, duke thënë se që nga fillimi ka pasur nevojë për masa më të rrepta.

Baby Boo