Mjekët amë të revoltuar, nuk pranojnë mirënjohjet e ministrit: “I pranojmë në ditë më të mira” (VIDEO)


Protesta e mjekëve amë para Ministrisë së Shëndetësisë pati një moment të pakëndshëm për ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali. Ai duke dashur që t’i shpërblejë mjekët amë për punën e bërë në pandemi, kishte përgatitur mirënjohje për të njëjtit dhe ua shpërndau në protestën e sotme. Megjithëse mjekët amë e falënderuan për të njëjtat, ia kthyen mbrapsht. Thanë se do t’i pranojnë në ditë më të mira.

Mes kërkesave kryesore është rritja e vlerës së kapitacionit nga 60 në 90 denarë për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjekëve të përgjithshëm amë. Njëkohësisht, shtojnë se për 30 vite me radhë pagesën për stazhin e punës e marrin me vonesë prej disa muajve.

Baby Boo