Mitsotakis: Turqit na kanë vën tytën e ar*mës në kokë. Po u kë*rcënuam ne është kër*cënuar gjithë BE-ja, duhet t’i detyrojmë të rikthehen në tryezë


Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, i ka dhënë një mesazh Bashkimit Evropian dhe Turqisë në një opinion të publikuar në disa media ndërkombëtare. Kreu i qeverisë greke shkruan se BE duhet të vendosë sanksione të qarta kundër Turqisë, nëse kjo e fundit nuk tërheq anijet e saj nga zona e diskutueshme në Mesdhe.

Mitsotakis ka bërë thirrje për dialog, duke thënë se dy vendet duhet të bisedojnë, por jo nën kërcënimin e armëve.
“Ne kemi nevojë për dialog, por jo nën tytën e armës në kokë. Ajo çfarë e kërcënon sigurinë e vendit tim, kërcënon edhe stabilitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së”, shkruan kryeministri grek.

“Nëse Evropa do të ushtrojë pushtet të vërtetë gjeopolitik, ajo nuk mundet të vendosë paqe duke toleruar një Turqi të armatosur. Turqit duhet të tërhiqen, të rikthehen në tryezë dhe ta nisin aty ku e lanë kur ikën nga bisedimet e vitit 2016. Dhe nëse nuk biem dakord atëherë mund të kërkojmë zgjidhje në Hagë”, vijon ai.

Konflikti Greqi-Turqi ka disa ditë që është rindezur dhe në zgjidhje janë përfshirë dhe shtete evropiane.
Më i përfshirë duket se është Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Baby Boo