Mitsotakis: Amendamentet kushtetuese janë më të këqija se vet marrëveshja e Prespës


Kryetari i partisë më të madhe opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij para grupit të tij parlamentar në mbledhjen e sotme, e filloi me çështjen e emrit dhe marrëveshjen e Prespës, duke drejtuar kritika deri te Qeveria aktuale në Greqi.

Mitsotakis tha se ndryshimet kushtetuese në Maqedoni janë më të këqija se vet marrëveshja, por përsëriti se partia e tij nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në çështjen e Shkupit, marrëveshja e Prespës vazhdimisht e zmadhon numrin e tashmë fakteve të mbaruara negative, siç duket nga procesi i ndryshimeve kushtetuese në vendin fqinj. Ato çështje që vendosen për ndryshime në Kushtetutën e re në Shkup janë më të këqija se vet marrëveshja e Prespës. Gjegjësisht ta them më thjeshtë: me vendimet e saja, Qeveria i lejoji Shkupit të përfitojë nga Greqia”, tha Mitsotakis para deputetëve të “Demokracisë së Re”.

Mitsoatkis theksoi edhe një herë se partia e tij nuk do të votojnë për marrëveshjen e Prespës dhe tha se Tsiprasi është i obliguar që ratifikimi në Kuvend të ndodh para zgjedhjeve.

Baby Boo