“Mitmarrja”, shfaqet video-incizimi në Youtube, përfundon dhënia e dëshmive


Në seancën gjyqësore të rastit “Mitmarrja”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev , u lëshua video-incizimi i shkurtër që ishte shfaqur në Youtube. Gjykata konstatoi se në tre vende është i shkëputur incizimi. I akuzuari, Zaevi në pyetjen e gjykatësës a është zyra e tij ku po ndodhej kjo, u përgjegj se behet fjalë për zyren e tij por se incizimi edhe në fund është i shkurtuar dhe nuk është i tërësiahëm. Pas seancës Zaevi deklaroi se tani veç është qartë se rasti ka qenë i kurdisur që te frenohet procesi i zbulimit të “bombave” kur ai ishte ne opozitë, gjë që, sipas tij, e paska ditur i mbarë opinioni. Ai shpjegoi në cfarë mënyrë janë montuar pjesët e shkëputura të incizimit, raporton Almakos.

“ Zoti Ivan Nikollov është klient i këmbimorës “PEON”, ku punon i vëllai im. Këtu bisedohet: Poqëse janë të hollat në euro cka do të bëjmë? – vijon përgjegje – Do t’i këmbejsh ne këmbimore dhe do të blejsh, çimento, beton, hekur , është e drejta jote.. Atje flitet kështu : Sa ke dëshirë ti para Zotit, ajo është mes ty dhe Zotit.. Do te thotë këto pjesë janë të shkëputura nga icizimi dhe pikërisht kur do ta shkeputni ja si duket për opinionin. Por tani edhe gjykatës por edhe prokurorit iu eshtë bërë qartë cka në të vërtët po tentohej të arrihet me shkëputjet e incizimit dhe prezantimin e atille para opinionit” – deklaroi Zaevi

Me shikimin e videos përfundoi procedura e dhënies së dëshmive. Seanca e ardhshme është caktuar më 15 maj për fjalët përfundimtare. Videoja e plotë, përsëri, për të cilën Zoran Zaev akuzohet për pranim të ryshfetit, ka qenë e lëshuar edhe në seancën e më hershme pa pranin e publikut. Zaev kërkoi që në masa të veçanta hetimore që të lëshohet në publik, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë.

Për rastin “Mitmarrja”, Zaev akuzohet se gjatë periudhës që ka udhëhequr me komunën e Strumicës ka kërkuar nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov mito prej 160 mijë eurove për legalizimin e një toke./Almakos

Videon e paraqitjes se Zaevit para gazetarëve e ndiqni këtu

Baby Boo