Mitevski akuzon VMRO-në për pazare me krimin për ligjin e Prokurorisë Publike


Deputeti i LSDM-së Jovan Mitreski në një konferencë për shtyp nga Kuvendi akuzoi drejtpërdrejt VMRO- DPMNE, dhe në veçanti kryetarin e saj Hristjan Mickoskin dhe deputetin Gjorçev, se kanë penguar qëllimisht ligjin për Prokurorinë Publike dhe se e kanë vonuar këtë ligj për të favorizuar krimin dhe ilegalitetin në vend. Ai nga ana tjetër ftoi të gjithë deputetët ta votojnë sa më parë ligjin që do të sillet në Kuvend, duke ftuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së ta bëjnë një gjë të tillë.

“VMRO-DPMNE-ja ka qenë desktruktive duke e penguar sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike dhe për një vit të tërë e ka bokjotuar. Për të gjithë vitin e ka penguar ligjin duke favorizuar në këtë mënyrë mafien dhe kriminalitetin në vend. VMRO-DPMNE-ja ka bërë pazar me të gjitë kriminelët për të sjellë ligjin e Prokurorisë Publike. Ndërsa, ftojmë të gjithë deputetët të votojnë ligjin që do të sillet në Kuvend, ftoj edhe ata të VMRO-së të ndërgjegjësohen. Nuk e di nëse deputetët VMRO-DPMNE-së do ta bëjnë një gjë të tillë por i ftoj të marrin pjesë. Në fund besoj se do arrimë në një konsensus”- deputeti i LSDM-së Jovan Mitreski.

Baby Boo