MISTRI SERB ‘ZBULON’ SHIFRAT SE SA PARA KA HUMBUR SERBIA NGA TAKSA E KOSOVËS


Ministri për Tregti, Rasil Lajiç, ka deklaruar për gazetën e atjeshme “Novosti” se për tetë muaj, për aq sa edhe është në implementim taksa për prodhimet e Serbisë, në Kosovë janë importuar 260 milionë euro më pak mallra nga vendi i tij.

Lajiç tha se këto janë humbje të drejtpërdrejta financiare dhe pritet që humbjet të shënojnë rritje edhe më të mëdha sepse biznesmenët serbë mund që përgjithmonë të humbin tregun kosovar pasi produktet e tyre po zëvendëson me ato vendase dhe evropiane.

“Greqia e ka rritur importin me Kosovën për 3,5 herë në maj, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia për më shumë se 2,5 herë, derisa Maqedonia është lider me 50%”, ka theksuar Lajiç.

Taksat 100% për prodhimet serbe është vendosur më 21 nëntor vitin e kaluar

Baby Boo