Misteri i Stonehege gjerman, eshtrat e fëmijëve e grave në rrathët koncentrik – ato ruajnë sekretet e ritualeve të errëta


Mbetjet e lashta të grave dhe fëmijët të vr*arë, janë gjetur në një vend të njohur si “Stonehenge gjerman”.
Eshtra, brinjë dhe kafka të thyera janë gjetur në një vend afër Berlinit që quhet “Unaza” pranë Pommelte. Siç është bërë e ditur, eshtrat i takojnë fëmijëve, adoleshentëve dhe grave.

Të paktën njërit prej tyre i janë lidhur duart para vd*ekjes. Besohet se ky vend antik në formë rrethi përbëhet nga shtatë qarqe koncentrike – që mendohet të jenë përdorur midis 2300 deri në 2050 para lindjes së Krishtit, për rituale antike.
Eshtrat janë gjetur nëpër gropa në atë zonë dhe datojnë rreth 2300 vite para lindjes së Krishtit.

Konsiderohet se njerëzit në kohën e neolitit kanë ndërtuar strukturën për arsye të ngjashme, me atë që e ndërtuan Stonehenge në Mbretërinë e Bashkuara.
I vetmi dallim me Stonehenge anglez është materiali. Shtyllat gjermane janë ndërtuar nga druri që nuk ka qenë të qëndrueshme sikurse ato të gurit, por arkeologët duke përdorur metodën e karbonit radioaktiv kanë zbuluar se si është zbuluar ky observator antik.

Shtatë qarqet rrethore, gropat dhe shtyllat e saj mund të përputhen me shtegun e diellit. Mbetjet e grave dhe fëmijëve lënë të kuptohet se gjithashtu është përdorur si vend për kryerjen e rituale, duke adhuruar të vd*ekurit – kështu të paktën pretendojnë ekspertët e fushës.
Andre Spatzer nga Instituti Shtetëror i Trashëgimisë Kulturore, Baden-Wurrttemberg dhe Francois Bertem nga Universiteti i Martin Luther Halle, kanë studiuar këtë rajon në detaje.

Baby Boo