Miss Serbia tërbon të vetët: U mërzitët që jeni izoluar nga virusi? Kosovarët kanë 20 vite që nuk udhëtojnë dot


Edhe pasi u linçua nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet!

Në postimin e radhës në rrjete sociale, Irina ka vendosur të risjellë në vëmendje vuajtjet e kosovarëve, dhe t’i japë një shembull njerëzve që mërziten që nuk mund të udhëtojnë dot në këto momente, që pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën.

“Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin,”– shkruan Irina Jovanka në rrjete sociale.

Baby Boo