Mishi me salmonelë: Në 6 muaj, 195 kontenierë hynë në Shqipëri, 7 u bllokuan


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”.

Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

“Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish”.

“Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet”, njofton ministria e Bujqësisë.

Baby Boo