Mish i pasigurtë në dasma, bllokohen disa restorante (VIDEO)


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë. Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

Ndërsa janë mbyllur disa lokale dasmash në Dibër, Përmet dhe Fushë-Krujë. Bllokimi ka ndodhur për shkak se mishi që përdoret në këto restorante dasmash është pa origjinë të sigurt, transmeton Top Channel.

Ndër të tjera në këto lokale është vënë re që kushte higjeno-sanitare janë jashtë standardit të kërkuar ku myku dhe lagështira janë të pranishme në ambientet e gatimit. Ndaj subjekteve abuzuese është marë mas administrative gjobë deri në mbyllje të aktivitet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 131 kg mish të pa certifikuar në një lokla dasmash në Fushë-Krujë. Ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë prej 600.000 lekësh të reja. Ndërkohë ajo që duhe t’i kujtojmë AKU-së para se të kryej inpektime në lokalet e dasmave, i kujtojmë që në tregjet e kafshëve, gjëja e gjallë vazhdon të shitet pa numër matrikulli dhe certifikatë veterinare.

Baby Boo