Miratohet buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2022


Në seancën e këshillit me të cilin udhëheq kryetari i këshillit Fuat Spahiu dhe me pjesëmarrje të kryetarit të komunës Hekuran Duka këshilltarët i dhanë dritë jeshile buxhetit për vitin e ardhshëm i cili ka një vlerë prej 351,1milionë denarë.Pesëmbëdhjetë këshilltar të komunës së Dibrës sot unanimisht miratuan buxhetin e komunës Dibër për vitin 2022. Në seancën e këshillit me të cilin udhëheq kryetari i këshillit Fuat Spahiu dhe me pjesëmarrje të kryetarit të komunës Hekuran Duka këshilltarët i dhanë dritë jeshile buxhetit për vitin e ardhshëm i cili ka një vlerë prej 351,1milionë denarë. Sipas kryetarit të këshillit Fuat Spahiu, bëhet fjalë për një buxhet objektiv me të cilin komuna Dibër pritet që të realizojë planifikimet në të gjithë sferat. Në buxhetin lartësia e të ardhurave tatimore është 78,2 milionë denarë, të ardhurat jo tatimore 16,4 milionë denarë, të ardhurat kapitale 12 milionë denarë, të ardhurat prej dotacioneve 201,9 milionë denarë, transfere 27 milionë denarë dhe të ardhura nga donacione 15,5 milionë denarë.

Kryetari i Dibrës Hekuran Duka, potencoi se me mjetet e buxhetit të komunës Dibër 2022 dhe me përkrahjen e projekteve të gatshme nga institucionet të tjera qendrore dhe ndërkombëtare priten që të realizohen projekte kapitale. Ai tha se do të vazhdojë projekti për furnizim stabil me ujë të qytetit të Dibrës dhe faza e parë është duke u realizuar. Poashtu janë paraparë shumë aktivitete në sferën e infrastrukturës rrugore, si në qytet ashtu edhe në fshatra dhe një vëmendje e veçantë t‘i kushtohet edhe mjedisit jetësor.

Këshilltarët në mënyrë solemne miratuan vendimin për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve të komunës Dibër. “Është një moment solemn që pas afro tre dekadave Dibra të merr dritë jeshile për ndryshimin e emërtimeve të vjetra të rrugëve nga koha e komunizmit dhe sistemit politik të së kaluarës. Tani kur Qeveria dha dritë jeshile për ndryshimin e emërtimeve, ne sot sjellim edhe vendim solemn me të cilin edhe zyrtarisht bëjmë ndryshimin e emrave”, theksoi kryetari i këshillit Fuat Spahiu. Kryetari i komunës Hekuran Duka theksoi se vendimi i sotëm është një moment historik për ndryshimin e emrave në komunën Dibër. Pati shumë herë tentime dhe vendime të pushtetit vendor në lidhje me ndryshimin e emërimeve komuniste në qytetin e Dibrës. Tani Qeveria dha dritë jeshile për ndryshimin dhe sot jemi krenar për këto ndryshime. Pas këtij vendimi shumë shpejt do të filloj edhe vendosja e tabelave me emra të reja në rrugët e qytetit, tha Duka. Kryetari i këshillit të mëparshëm Bashkim Mashkulli, tha se lista e re që tanimë është miratuar është aprovuar në muajin prill të vitit të kaluar. “Është një meritë e të gjithë këshilltarëve e jo meritë individuale”, tha Mashkulli i cili aktualisht është këshilltar.

Këshilltarët në këtë seancë të fundit për këtë vit miratuan edhe programin për punën e këshillit për vitin e ardhshëm, raportin për realizimin e programit vjetor për ndërtim, rindërtim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të rrugëve dhe rrugicave në komunën e Dibrës por debatuan edhe për çështje të tjera që janë në kompetencat e këshillit.

Baby Boo