Miratohen masa të reja për energjinë nga Qeveria


Rreth 1,500 subjekte paguajnë për 50% fatura më të shtrenjta të rrymës për shkak se nuk kanë të lidhur asnjë kontratë për furnizim me energji elektrike. Nga këto rreth 500 janë institucione shtetërore, Qindra ndërmarrje publike e organe shtetërore që paguajnë 600 euro për megavat orë, borxhe të cilat shteti planifikon ti subvencionoj.

Për të zbutur këtë krizë, Qeveria miratoi dy masa që nga 15 tetori-15 prill të fiksoj në 10% marzhën për tregtinë e energjisë elektrike si dhe furnizuesi përfundimtar, siç është EVN, do të tarifojë një marzhë prej 20% në vend të 50% sipas rregullit të KRRE-së, për këto subjekte që janë në treg të lirë pa kontrata.

“Kemi kërkuar që të zvogëlohet marzha e furnizuesit në rast të fundit, i cili nga 50% të bëhet në 20%, për fat të keq një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve publike, qofshin institucione të pushtetit qendror apo lokal, e kam patjetër ta them se shumica janë nga pushteti lokal, edhe pse jemi në shtator ende nuk kanë lidhur kontrata për furnizim me energji elektrike që automatikisht e rëndojnë buxhetin e tyre”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë./Alsat/

Baby Boo