Minorenë nga Negotina sek*sualisht kanë shqetësuar një vajzë 13-vjeçare, rasti denoncohet në polici


Prindërit e një vajze 13-vjeçare nga Negotina kanë denoncuar në SPB Veles se vajza e tyre seksualisht ka qenë e shqetësuar nga disa minorenë.

“Më 5 korrik në pishinën e qytetit në Negotinë, dy minorenë të moshës 15-vjeçare kanë sulmuar një vajzë 13-vjeçare nga Negotina dhe e kanë prekur në trup. Tërë ngjarja është e incizuar nga një minoren tjetër në celular, i cili pastaj incizimin ua dërgoi personave tjerë. Prindërit e vajzës rastin e kanë denoncuar më 25 korrik 2019 në stacionin policor”, deklaroi për MEDIAL-n Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

Në prani të ekipit profesional nga Qendra për punë sociale, avokatit dhe prindërve, është kryer bisedë me minorenët dhe u janë marrë celularët për ekspertizë. Pas urdhrit nga Prokuroria themelore publike – Veles, punohet në ndriçimin e rastit. .

Baby Boo