Ministrja Hajdari tregon nëse do të vendoset reciprociteti me Serbinë


Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, ka deklaruar se janë duke bërë analizë nëse duhet të aplikohet reciprociteti me Serbinë.

“Për reciprocitetin ose më mirë ta them për përmirësimin e bilancit tregtar që është prioritet i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë jemi në analizën e të gjitha raporteve që i kemi me shtetet fqinje në aspektin tregtar me qëllim të përmirësimit të bilancit tregtar që synojmë ta përmirësojmë në Kosovë”, tha ajo,

“Ne kemi shumë barriera jo vetëm me Serbinë por edhe me shtetet tjera rajonale, ne do t’i përdorim mekanizmat si CEFTA dhe EFTA që pret të nënshkruajë marrëveshje me Republikën e Kosovës dhe unë sot nuk jam për të thënë se mund të aplikojmë këtë apo atë, pa e shikuar edhe në analizën e mirë të mekanizmave aktualë.”

Baby Boo