Ministrja e Shëndetësisë në Britani diagnostikohet me koronavirus


Ministrja e Shëndetësisë në Britani të Madhe, Nadine Dorries ka dal pozitive në testin e koronavirusit.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se nga momenti kur është informuar se është prekur nga koronavirusi, ka marrë të gjitha masat e këshilluara dhe është izoluar në shtëpi, raporton BBC.

“Shëndeti Publik i Anglisë ka filluar gjurmimin e detajuar të kontaktit dhe departamenti dhe zyra ime po ndjekin nga afër këshillat”, ka thënë Dorries, transmeton KOHA.net.

Në Britani të Madhe, deri më tani kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi si dhe 382 persona raportohet se janë të prekur nga ky virus.

Baby Boo