Ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë


Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për vi*ktimat e ngjarjes tr*agjike në Tetovë.
Përmes një shkrimi në Twitter, ministrja ka thënë Kosova është e gatshme të japë ndihmën e saj.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për zj*arrin në spitalin e Tetovës. Lutjet tona sot janë me popullin e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me familjet e vi*ktimave. Gjithashtu i kam shprehur ngushëllimet e mia më të thella kolegut tim, Bujar Osmani. Kosova është krah Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Ndryshe, pas tr*agjedisë që ndodhi mbrëmë në Spitalin për COVID në Tetovë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës, u vendos që në Tetovë të shpallet tre ditë zie.

Baby Boo