Ministrit gjerman i kërkohet dorëheqja pas vetëvrasjes së afganit të dëbuar

Martin Schulz, chairman of the German Social Democratic Party (SPD), front left, German Chancellor and chairwomen of the German Christian Democratic Union Party (CDU), Angela Merkel, front right, and Horst Seehofer, rear center, chairman of the Christian Social Union Party (CSU), arrive for coalition negotiations on a new German government between the Christian Unions bloc and the Social Democratic Party (SPD) in Berlin, Germany, Friday, Feb. 2, 2018. (Bernd von Jutrczenka/dpa via AP)

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i njohur për retorikën e tij kundër migrantëve është nën presion për të dhënë dorëheqje, pas vetëvrasjes së një afgani, i cili është dëbuar nga Gjermania.

Partitë opozitare në Gjermani i kanë bërë thirrje Seehofer të japë dorëheqje një ditë pasi autoritetet afgane kanë thënë se migranti 23 vjeçar ka vrarë veten në Kabul më 10 korrik, transmeton REL.

Vdekja e tij ka ardhur pasi Gjermania ka kthyer 69 azilkërkues në Afganistan më 4 korrik.

Migranti është detyruar të kthehet prapë në Afganistan pasi kishte kaluar tetë vjet në Gjermani, sipas zyrtarëve afganë për migrim.

Seehofer, politikan me qasje kundër migrantëve, ka mirëpritur dëbimet e azilkërkuesve, duke thënë se 69 afganë janë larguar në ditëlindjen e tij të 69-të.

“Saktësisht 69 persona janë dërguar në Afganistan në ditëlindje time të 69-të, nuk ka qenë urdhri im”, ka thënë Seehofer duke buzëqeshur më 10 korrik.

Më 11 korrik, politikani gjerman ka thënë se vdekja e afganit, “është për keqardhje dhe se ne duhet ta trajtojmë atë rast me respekt”.

Baby Boo