MINISTRIA E KULTURËS E GATSHME TË BASHKËPUNOJË ME SINDIKALISTËT


Ministria e Kulturës punon në mënyrë aktive dhe intensive në tekstin e ligjit të ri për ta realizuar interesin publik në kulturë, si dhe në marrëveshjen kolektive që do të rezultojë nga ky ligj. Ministria e Kulturës punon në mënyrë transparente në normativën e re më tepër se një vjet me debate publike dhe me përfshirjen e të gjithë faktorëve në kulturë, duke i përfshirë përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve Kulturorë të Maqedonisë (SPKM) në trupat e punës për ta përpiluar ligjin dhe marrëveshjen kolektive për kulturë.

Në një komunikatë rë Ministrisë theksohet se në procesin e paradokohshëm të nivelimit të rrogave që pasoi pas shumë vitesh padrejtësi në ndarjen e rrogave në kulturë për shkak të parregullsive dhe palogjikshmërive në lartësinë e bruto koeficienteve për të përllogaritur rrogën, morën pjesë të gjithë faktorët relevantë, në mesin e të cilëve ishin edhe sindikatat reprezentative në fushën e kulturës.

Në këtë kuptim, ndërsa lidhur me njoftimin e Sindikatës së Punonjësve Kulturorë të Maqedonisë (SPKM) në të cilin kërkohet revizioni i nivelimit të zbatuar me përfshirjen e përfaqësuesve të SPKM-së, miratimi urgjent i Ligjit të ri për realizimin e interesit publik në kulturë, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive deri më 30.09.2019, Ministria e Kulturës informon se i respekton kërkesat e opinionit kulturor dhe të SPKM-së dhe se në lidhje të përbashkët me kulturën institucionale, me shoqatat qytetare dhe individët në fushën e kulturës, si dhe me sindikatat reprezentative në kulturë me përkushtim punon për të miratuar kornizë juridike dhe marrëveshje kolektive me të cilat do të zgjidhen krahas çështjeve tjera të hapura si financimi i interesit publik në kulturë, ashtu edhe gjendjet negative me rrogat dhe do të rregullohen të gjitha çështjet e hapura deri më tani lidhur me marrëdhënien e punës së punonjësve në kulturë.

Afati për të nënshkruar marrëveshjen kolektive deri më 30.09.2019 me fillimin e zbatimit nga 01.01.2020, të theksuar në kërkesat e SPKM-së është afat i pranueshëm edhe për Ministrinë e Kulturës, andaj u shprehëm të bindur se me të gjitha palët e prekura si dhe me SPKM-në, do të punojmë me përkushtim dhe në mënyrë konstruktive dhe të angazhuar në arritjen e qëllimit të përbashkët, kushte më të mira për punë në fushën e kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo