Ministria e Drejtësisë nuk e di se ku do t’i transferojë të bu*rgosurit e Gjilanit për t’u bërë vend atyre nga Danimarka


Rreth 300 të burgosur, të cilët aktualisht gjenden në burgjet e Mbretërisë së Danimarkës, pritet të transferohen në bu*rgjet e Kosovës. Kjo pas marrëveshjes së arritur mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe institucioneve të Danimarkës.

Të burgosurit të cilët do të vijnë nga Danimarka pritet të vendosen në Qendrën Korrektuese të Gjilanit, megjithatë Ministria e Drejtësisë ende nuk ka vendosur se ku do t’i transferojë të bu*rgosurit e Kosovës që aktualisht gjenden në këtë qendër.
Eris Hana nga Ministria e Drejtësisë ka thënë se janë duke punuar me Shërbimin Korrektues të Kosovës, në mënyrë që të gjejnë mënyra efikase për transferimin e të bu*rgosurve.

“Jemi në bashkëpunim të plotë me Shërbimin Korrektues të Kosovës, t’i ndjekim të gjitha procedurat e brendshme dhe të gjejmë mënyrat më efikase për transferimin e tyre në institucionet tjera korrektuese”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se të bu*rgosurit që do të vijnë do të trajtohen sipas ligjeve daneze.

“Ata do të trajtohen sipas ligjeve daneze, ata nuk do të trajtohen sipas ligjeve për veprat penale. Ata standardet në bu*rgje i kanë shumë të larta. Kushtet e akomodimit janë shumë më të larta”, theksoi ai.
Ndryshe, Ministria e Drejtësisë ditën e enjte përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth marrëveshjes ku thuhet se Kosova do përfitojë 210 milionë euro.

“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtëritshme”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë pritet të nënshkruhet javën e ardhshme, ndërsa kjo duhet të ratifikohet edhe në Kuvend.

Baby Boo