MINISTRIA E BRENDSHME PUBLIKON NË FACEBOOK FOTOT E ELTON DEDËS DHE ALEKSANDËR GJOKËS, ÇFARË NJOFTOI PËR DY KËNGËTARËT


Përveç operacioneve të policisë, duket se në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Brendshme ka vend edhe për statuse ndryshe.

Disa orë më parë ministria ka publikuar fotot e dy këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë shqiptare Elton Dedës dhe Aleksandër Gjokës. Me këtë postim ministria ka bërë më dije se mbrëmë është mbajtur një koncert nga dy artistët në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Kavalishenca.

Postimi i plotë:

Vera zgjat dhe pushimet nuk kanë mbaruar

Për t’i bërë më të bukura ato, sonte (27 gusht) në orën 19:30, me këngëtarët e mirënjohur Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda

Në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme (Kavalishenca), në Plepa, Durrës do të organizohet një koncert me 2 ikonat e muzikës së lehtë shqiptare.

Jo vetëm det e diell, por edhe argëtim pafund

Ju presim

Baby Boo