Ministria e Arsimit premton të heq librat me përmbajtje fashizoide


Ministria e Arsimit dhe Shkencës premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor. Sipas tyre, hap kryesor në reforëm e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu, në përgjigjen dërguar për Televizionin SHENJA sqaruan se Ligji i ri për Tekstet Shkollore është në procedurë të Еgzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat do të tërhiqen plotësishtë dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të deportojnë në librat shkollor”

Rikujtojmë, se në librin e sociologjisë për vitin e dytë të gjimnazit reformues, kishte tekste që ofendonin shqipëtarët, romët dhe turqit, për shkallë të lartë të lindjeve, e kjo si pasojë e joarsim-edukimit të mjaftueshëm, reproduktimit në mënyrë të vjetër tradicional, pa një kontrollë të vetëdijshëm të lindjeve. Ndërsa, në të njëjtin libër thuhet se tek maqedonasit duhet të stimulohet nataliteti, pasi që ndikon negativisht në planin politik, ekonomik dhe social.

Baby Boo